SHKODËR, GRABITET KAZINOJA DY PERSONA TË MASKUAR DHE ME ARMË, AUTOR TË KËSAJ NGJARJE Një kazino është tentuar të grabitet në qendër të Shkodrës. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës, 14 janar 2015, dy persona të maskuar dhe me armë janë futur në ambientet e kazinosë që ndodhet pranë xhamisë së Shkodrës dhe kanë kërcënuar punonjësit për t’u dorëzuar xhiron ditore.

Por këta të fundit kanë bërë rezistencë, ndërkohë që një prej punonjësve ka përfituar edhe nga rrëmuja e krijuar, për të njoftuar policinë. Në ato momente brenda në kazino ka pasur dhe qytetarë që luanin. Teksa kanë dëgjuar sirenat e policisë dy grabitësit janë larguar me një motor, pa mundur të marrin dot asgjë. Policia e Shkodrës ende nuk ka identifikuar asnjë prej dy grabitësve. Nderkohe qe mesohet se pervec deshmitareve te cilet jane marre ne pyetje per ngjarjen, policia e Shkodres ka marre tashme edhe kamerat e sigurise te ambjentit, me qellim identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje qe trondit shkodren

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/MGpC4CYWqG4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]