“Njomëzat” është kopshti më i ri që ka hapur dyert në Bashkinë e Shkodrës. Ky kopësht ofron shërbimet e tij për familjet në lagjet numër 5 dhe 3 të qytetit të Shkodrës. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se kopështi “Njomëzat” do të jetë në shërbim të komunitetit të dy lagjeve të rëndësishme.

Kryebashkiakja ripërsëriti apelin e saj për respektimin e masave anti COVID sepse vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohet shoqëria.

Kopshti “Njomëzat” ofron edukimin, mësimdhënien, shërbimin e ushqimit, fjetjen, argëtimin në një kënd lojrash në territorin e tij. Në territorin e Bashkisë së Shkodrës kanë nisur vitin parashkollor në 57 kopshte e çerdhe mbi 2 mijë fëmijë.