Në kuadër të festave të nëntorit, në pedonalen e qytetit të Shkodrës është hapur panairi i punimeve artizanale nga artizanët dhe zejtarët e qarkut Shkodër, por jo vetëm.

Panairi do të qëndrojë i hapur në datat 28 dhe 29 nëntor, për të pritur të gjittë qytetarët shkodranë dhe vizitorë të ndryshëm nga i gjithë vendi. Disa nga artizanët pjesëmarrës në këtë aktivitet shprehen se panairi është një mundësi e mirë për të promovuar produktet e tyre.

Çdo muaj zhvillohen panaire me punime artizanale nga Shoqata e Artizanëve e qarkut Shkodër. Aktivitete të tilla janë prezente në çdo datë të shënuar të muajit.