Në Shkodër prej 10 ditësh është hapur Zyra e Shërbimeve Ligjore falas, një iniciative e shoqatës “Intelektualet e rinj, Shpresë” për të rritur aksesin e qytetarëve shkodranë në shërbime dhe në drejtësi.

Kjo zyrë përvec ofrimit të shërbimeve ligjore për individë të caktuar është e fokusuar edhe tek shërbimi ligjor në komunitet, si transporti, infrstruktura, cështje sensitive për shoqërinë etj.

Koordinatori Dibra tregon çështjet të cilat janë në proces zgjidhje ndër to edhe ndër to edhe ajo për privatizimin e klubit të futbollit Vllaznia.

Edukimi ligjor falas është një tjetër iniciativë nga zyra e shërbimeve ligjore.

Zyra e Shërbimeve Ligjore me e cila ofron ndihmesë falas, ka në fokus të saj respektimin e ushtrimit të të drejtave themelore duke kontribuar në rritjen e aksesit në drejtësi

dhe shërbime publike për grupet e margjinalizuara si dhe qytetarëve e drejta e të cilëve nuk është respektuar nga organet e administratës publike në nivel qendror dhe lokal

Artikulli paraprakSHKODËR, MUZEU RREZIKON SHEMBJEN
Artikulli tjetërKAMIONI PËRPLAS BIÇIKLETËN NË LEZHË, VDES 78-VJEÇARI