Historiani gjerman doktor Jorg Luer ka marrë titullin “Qytetar Nderi” dhënë nga Këshilli i Bashkisë Shkodër për kontributin e tij për projektin

“Ballafaqimi me të kaluarën komuniste” por edhe gjithë veprimtarinë e tij lidhur me Shkodrën dhe Shqipërinë.

Kryetari i këshillit bashkiak Xhemal Bushati i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi” duke treguar edhe motivacionin.

Historiani Luer në fjalën e tij vlerësoi një qytet si Shkodra.
Jorg Luer u propozua për titullin “Qytetar Nderi” nga shoqata e të persekutuarve politik në Shkodër dhe shoqata tjetër “Drejtësi dhe Paqe”

ndërsa kontribuoi për monumentin kushtuar viktimave të komunizmit që do të vendoset në Shkodër.