Policia vendore e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor “Transaksioni” duke arrestuar një tjetër shtetas të shpallur në kërkim. Kështu efektivët kanë kapur dhe ndaluar duke vënë në prangat e policisë shtetasin Olsi Boriçi, i dënuar më parë më 10 vite burg. Policia bën të ditur në njoftimin e saj se në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Renda , me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u zhvillua operacioni i koduar “Transaksioni”,

duke u finalizuar me kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit të shpallur në kërkim , konkretisht: Olsi Boriçi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në banesë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë, kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milion lekë të reja. Këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009. Policia bën me dije se shtetasi Olsi Boriç do të dorëzohet shërbimeve të drejtorisë vendore të policisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, LIBËR NË 80-VJETORIN E PROFESOR AHMET OSJA
Artikulli tjetërPD: PS SHPËRBLEN MERCENARËT E BINDJES DEMOKRATIKE