Nxënësit e shkollës jopublike “Cor Jezu” në Shkodër do të kenë një mjedis të ri sportiv por të zhvilluar orët e mësimit por edhe për t’u argëtuar. Fusha e re sportive u inaugurua me një aktivitet artistiko-kulturor dhe sportiv. Drejtorja e shkollës Angela Maria Gilaj preu shiritin dhe ftoi nxënësit brenda ndërsa më përpara dha edhe një mesazh.

Mjedisi i ri sportiv është një investim që i shërben shëndetit të nxënësve u shpreh drejtorja e shkollës “Cor Jezu”.

Nxënësit përveç koncertit artistik inauguruan fushën e re sportive edhe me disa lojëra popullore.

Shkolla Cor Jezu ka mbi 20 vite në Shkodër ndërsa aty mësojnë 230 fëmijë dhe është një investim i Motrave Apostulle në Amerikë në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore në Amerikë dhe mbështetjen e arqipeshkëvit të Shkodrës monsinjor Angelo Massafra.

Përveç shkollës 9-vjeçare është edhe kopshti për fëmijët ndërsa shkolla Cor Jezu ka 19 mësues, laboratore por edhe këndin shumësportesh me një sipërfaqe prej 800 m2 duke dhënë një kontribut në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve.