Biblioteka ‘’Marin Barleti’’ në qytetin e Shkodrës është e hapur dhe funksionale gjatë gjithë stinës së verës duke i dhënë mundësi lexuesve të studijnë apo të huazojnë libra të ndryshëm. Lexuesi ka shfaqur ineteres të lartë edhe pse jemi në sezonin e verës.
Sipas drejtorit të bibliotekës gjatë stinës së veres vihet re një ndryshim në drejtimin e leximeve.

Këtë vit ka një risi ku emigrantët janë të interesuar që fëmijët e tyre të lëxojnë libra jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe të vendeve ku ata jetojnë për shkak se tashmë janë integruar në ato vende

Numri i librave të huazuar nuk ka pasur ndonjë rënie krahasur me pjesën tjetër të vitit. Përveç anëtarëve të rrëgullt të bibliotekës, kjo e fundit është vizituar edhe nga student që studiojnë jashtë dhe turistëtë të ndryshëm. Fondi i bibliotekës pasurohet vazhdimisht me literaturë të re.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ARREST ME BURG” PËR ARTAN KOÇEKUN
Artikulli tjetërSHKODËR, DËSHTON PROTESTA KUNDËR RRITJËS SË ÇMIMIT TË NAFTËS