Skema e re e ndihmës ekonomike e cila ka filluar të zbatohet në Janar 2018 ka përjashtuar mijëra familje në cdo qark të vendit, ku vetëm në Shkodër numërohen 4291 të tilla.

Mirëpo ky sistem nuk ka kursyer as invalidët e punës të cilët kur janë paraqitur pranë zyrave përkatëse për të tërhequr pagesën kanë mësuar se janë përjashtuar nga ndihma ekonomike.

Për kreun e shoqatës së invalidëve të punës Ruzhdi Pode kjo është absurde dhe për këtë ai ka shkruar kryeministrit përmes portalit SHQIPËRIA QË DUAM.AL por nuk është se ka marrë përgjigje deri tani

Nëse nuk merren parasysh këto kërkesa anëtarët e kësaj shoqate thote Pode janë të gatshëm të shikojnë mundësinë e protestave si zgjidhje të vetme.Shoqata e invalideve vijon te kerkoje plotesimin e kerkesave te tyre, te cilat prej vitesh nuk realizohen.