Në vendin tonë përllogariten 52 mijë invalidë pune të cilët trajtohen me pension sipas kategorive përkatëse, ndërsa këto të ardhura nuk mjaftojnë as për të përballuar nevojat minimale të jetës.

Në qytetin e Shkodrës qindra prej tyre janë të diskriminuar ndonëse prej vitesh kanë kontribuar në skemat e sigurimeve shoqërore. Kreu i kësaj shoqate në Shkodër Ruzhdi Pode thotë se gjatë ketyre viteve invalidëve të punës nuk i janë ofruar lehtësira nga asnjë prej qeverive edhe pse ligji e përcakton qartë se ata kanë favore sipas konventës Europiane

Pode i ka drejtuar shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama pak kohë më parë dhe i ka kërkuar që shteti të falë kamatvonesat dhe debitë e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm, sepse invalidët nuk janë në gjendje që ti shlyejnë.

Deri në këto momente thotë se nuk ka marrë përgjigje
Pode kërkon qe invalidët e punës te diferencohen për çmimin e ujit ose te subvencionohen, pasi nuk mund ti përballojnë faturat e konsumit.

Neglizhenca e dikastereve përkatëse ndaj kërkesave të invalidëve të punës, ka bërë që të mos zbatohet ligji për këtë shtresë.

Artikulli paraprakAMBASADORI TURK: TERRORIZMI TË MOS SHIHET ME DYFYTYRËSI
Artikulli tjetërSHKODËR, ÇINARI: RESURSET PESHKORE JANË RRITUR