Shpallet thirrja e parë për projekt-propozimet i programit të bashkëpunimit ndërkufitare Mali I Zi –Shqipëri, 2014-2020.

Në kuadër të këtij projekti që ka si qëllim financimin e projekteve në të dy këto shtete nga bashkimi europian në qytetin e Shkodrës u zhvillua një takim informues mes përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme te dy shteteve, bizneseve dhe atyre që kanë interes.

Për 6 vitet e ardhshme vlera e buxhetit të programit IPA Shqipëri-Mali Zi do të jetë 11 milion e 900 mijë euro bënë të ditur organizatorët.

Programi i parë ndërkufitar IPA ishte po ashtu për 7 vite dhe u zbatua në periudhën 2007-2013 duke patur kështu disa praktika të mira kryesisht në zonat rurale, malore apo pjesët turistike mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Deri më tani se janë kontraktuar projektet me vlerë prej 2,7 milion euro në kuadër të thirrjes së parë për projekt propozime të programit IPA bashpunimi ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.

Tetë projekte janë përzgjedh për financim, nga të cilët katër 4 në kuadër të prioritetit tematik sic është Inkurajimi i turizmit, kulturës dhe trashigimisë natyrore.

Po ashtui janë përzgjedhur për fianancim, mbrotja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve; dhe promovimi i punësimit.

 

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E HIPERTENSIONIT
Artikulli tjetërMEGI DOÇI “BËN KËRDINË” ME GOLA