Që nga 5 maji në Shkodër kanë nisur disa aktivitete për javën botërore të infermierëve. Urdhëri i infermierit në Shkodër në kuadër të kësaj jave të rëndësishme zhvilloi takimin e përvitshëm ku ndër të tjera u shpërndanë çertefikata mirënjohjeje për infermierët më të mirë të qarkut Shkodër

Pashkë Gurra infermiere mami në spitalin rajonal të Shkodrës është një prej atyre që mori çmimin e mirënjohjes bashkë me kryeinfermieren në spitalin e Pukës Marije Ndokaj. Me një eksperiencë të gjatë në këtë fushë tregojnë vështirësitë dhe thonë se do vijojnë të shërbejnë me përkushtim

Shefi i urgjencës në spitalin e Shkodrës Alban Haxhi shprehet se e rëndësishme është shërbimi ndaj qytetarëve dhe një shembull i mirë janë infermieret që morën mirënjohje.

Deri më 12 maj kur edhe përmbyllet java botërore e infermierëve në Shkodër do të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera.

Artikulli paraprakBANORËT E GOLEMIT: KËRKOJMË RRUGË
Artikulli tjetërSHKODËR, FERMERËT TREGOJNË CILËSINË E PRODHIMEVE