Famullia e Kelmendit në Malësinë e Madhe dhe banorët e Kelmendit kanë përkujtuar 74-vjetorin e vrasjes të Prek Calit nga regjimi i diktaturës. Prek Cali ishte një patriot që luftoi për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë.

Padër Gjon Kalaj, famullitar i Kelmendit u shpreh se Prek Cali mbetet një simbol i lirisë dhe bën thirrje që figura të tilla kombëtare të nderohen nga të gjithë. Sa i përket shtëpisë së patriotit Prek Cali që pas shembjes së saj nuk është bërë ende asnjë përpjekje për ta rindërtuar.

Një banor i Kelmendit Zef Pllumaj thotë se Prek Cali do të përkujtohet gjithmonë duke qenë se u trajtua në një mënyrë barbare.

Prek Cali lindi në vitin 1872 dhe gjithë jetën e tij ia kushtoi mbrojtjes së kufijve ndërsa u nda nga jeta në vitin 1945 pasi u vra nga regjimi komunist.

Artikulli paraprakZBULOHET VRASJA E NARD POLISË, 3 NË PRANGA
Artikulli tjetërSHKODËR, TREGU I RUSIT PA KUSHTE HIGJENO-SANITARE