Banorët e lagjes “Salo Halili” në afërsi të shëtitores së molos në qytetin e Shkodrës kundërshtojnë projektin e Baj Pasit . Në afërsi të kësaj lagjeje është parashikuar që të ndërtohet një rotondo ku do të kalojnë kamione të tonazhit të rëndë.

Mirëpo sipas banorëvë projekti nuk është menduar mirë për vetë faktin se aty është zonë mbipopulluar ku rreziku shtohet më shumë tek fëmijët. Lidhur me këtë problematikë foli Valentin Deda përfaqësues i banorëve të lagjes “Salo Halili”.

Po ashtu banori Valentin Deda shfaq edhe një tjetër problematikë sociale që ka të bëjë me ndotjen e zonës në fjalë.

Sipas tij ndotja që shkaktohet nga romët në baj pas, mungesa e kazaneve të mbeturinave dhe insektet shumllojshme që grumbullohen tek Moloja e kanë bërë qëndrimin e banorëvë të padurueshëm.

Banorët e lagjes “Salo Halili” thonë se Bashkia e Shkodrës duhet të marrë masa të menjëhershme për të ndërhyrë në mënyrë që ky komunitet të përfitojë të drejtat dhe shërbimet sociale që i takon sepse sipas banorëve kjo zonë ndihet mjaft e diferencuar nga pjesa tjetër e qytetit