U krijuan në vitet ’80 dhe që atëherë e deri më sot grupi “Karajfilat që ka Shkodra” i dhuruan qytetit dhe jo vetëm plot gjallëri në jetën artistike përmes këngëve e muzikës.

Në 35 vjetorin e krijimit koncerti Ahengu Shkodran këtë vit do t’i kushtohet këtij grupi që bëri një epokë të rëndësishme.

Koncerti “Karajfilat prap këndojnë” që nënkupton vazhdimësinë në jetëgjatësinë e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” do të sjell atë që përfaqëson kënga popullore.

Koncerti Ahengu Shkodran me grupin “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe këngëtarë të tjerë do të mbahet me 1 tetor tek muzeu historik “Oso Kuka” për të vijuar këtë traditë të bukur në ruajtjen e muzikës popullore që personifikon një qytet si Shkodra.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NOA RISI ME IMAZHIN DHE SHËRBIMET
Artikulli tjetërGJYKATA LË NË BURG ZAMIR LEKËN,”ARREST SHTËPIE” PËR FRIDA MIRASHIN