Prej më shumë se katër muajsh, bashkia Shkodër cilësohet si një nga vatrat më të nxehta në vend si shkak I numrit të lartë të personave të infektuar me COVID-19. Në deklaratën e fundit për mediat, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe katër raste të reja në nivel qarku, duke e rritur ndjeshëm numrin e personave të prekur nga koronavirusi në kryeqendrën e veriut.

Rastët e reja I përkasin, tre në bashkinë Shkodër dhe një në bashkinë Malësi e Madhe. Deri më tani, numri total I të prekurve nga COVID është 582 ndër të cilët, raste aktive vijojnë të mbeten 232 prej tyre. Njësoj si një ditë më parë, të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë janë dy pacientë të cilët po marrin mjekim atje.

Ndërsa të izoluar në banesa dhe në gjendje më të mirë shëndetësore janë 230 qytetarë. Si shkak I gjurmimit epidemiologjik që është bërë nga specialistët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër deri me tani janë kryer më shumë se tre mijë testime tek banorët e bashkive të qarkut Shkodër.

Ndërkohë, nuk mungon apeli I institucioneve shëndetësore për respektimin e protokolleve të sigurisë, të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, për ruajtjen e disatncës dhe higjienës fizike. Ndërkohë që kanë filluar alidmet se me fillimin e vjeshtës mund të ketë një valë të dytë të shpërthimit të koronavirusit në vend.