Ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të personave të infektuar ditorë me COVID-19. Aktualisht janë kofnirmuar edhe katër raste të reja ku vatrat e infeksionit janë zgjeruar me tre rate në bashkinë Shkodër dhe me një rast në bashkinë Malësi e Madhe. Ndërkohë edhe një tjetër viktimë ëshët regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku numri total I viktimave ka arritur në 38 tashmë. Numri I rasteve active është 338 ndër të cilët 18 janë të shtruar në spitalet COVID dhe 320 janë të izoluar në banesa si shkak I gjendjes së mirë shëndetësore. Ministria e Shëndtësisë e ka cilësuar Shkodrën si një nga vatrat më të rrezikshme pas përhapjes së pandemisë ku deri tani konfirmohen më shumë se 830 të prekur në total ndër të cilët 455 janë të shëruar tashmë dhe 338 vijojnë të jenë raste active me koronavirus. Si shkak I hetimit epidemiologjik që është bërë në qarkun e Shkodrës nga specialistët dhe epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, që prej përhapjes së pandemisë janë testuar pothuaj 4700  banorë të qarkut Shkodër ndër të cilët kanë rezultuar pozitivë  kanë rezultuar vetëm një përqeindje e vogël e personave që prej përhapjes së pandemisë.