Ditën e fundit është regjistruar shifra më e lartë e viktimave në 24 orë nga Koronavirusi për qarkun Shkodër. Nga pesë viktima që raportoi Ministria e Shëndetësisë, tre I përkisinin bashkisë Shkodër. Dy nga viktimat ishin në moshë të mesme, një 47 vjeçare, një 51 vjeçare ndërsa ka humbur jetën edhe një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, ditën e sotme virusi I ka marrë jetën edhe një 28-vjeçari, punonjës pranë Operatorit të shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër. Lajmin e ka bërë të ditur ky institucion përmes një postimi në rrjetet sociale, dërsa I shpreh ngushëllimet familjes. Nga ana tjetër, edhe tetë raste të reja pozitive me COVID-19 janë konfirmuar në ditën e fundit për qarkun Shkodër, gjashtë më shumë se një ditë më parë.

Harta e infektimit është zgjeruar me shtatë raste të reja në bashkinë Shkodër dhe me një rast të ri në bashkinë Malësi e Madhe. Aktualisht, në qarkun Shkodër jane 215 paciente aktive, 4 me shume se një ditë më parë, 5 prej tyre jane ne spital ku dy janë të shtruar në terapi intensive si shkak I gjendjes më të rënduar shëndetësore.

Ndërsa 210 janë personat e infektuar të ciëlt janë të izoluar në banesa. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe një tjeëtr person I shëruar nga koronavirusi duke e çuar në 312 numrin total të personave që I kanë bërë ballë luftës me infeksionin COVID-19.

Si shkak I hetimit epidemiologjik që është bërë në qarkun e Shkodrës nga specialistët dhe epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, që prej përhapjes së pandemisë janë testuar pothuaj 3 mijë e 100 banorë të qarkut Shkodër ndër të cilët kanë rezultuar pozitivë 554 persona që prej përhapjes së pandemisë.