Plani i mobilitetit për trafikun dhe lëvizshmërinë për Shkodrën i cili mori shumë kritika në dëgjesën publike ka marrë kritika edhe gjatë mbledhjes së radhës të këshillit bashkiak të Shkodrës duke qenë se ishte një nga pikat e rendit të ditës.

Fillimisht në mungesë të përfaqësuesve të firmës që kanë bërë studimin, prezantimin e mori përsipër Nektar Duma, specialist në bashkinë Shkodër

Pas prezantimit, këshilltarët drejtuan disa pyetje duke mos kursyer kritikat e tyre për këtë plan të pamenduar mirë sipas këshilltarëve

Këshilltari Fatlum Nurja tregoi problematikat e këtij plani për trafikun dhe lëvizshmërinë ndërsa një tjetër këshilltar Mark Rupa tha s’mund të sillen të tilla projekte që bashkia nuk mund t’i mbrojë as vetë

Plani i mobilitetit nuk kaloi duke u lënë që të ketë ndryshime. Gjatë mbledhjes u miratuan disa prej pikave të rendit të ditës ndërsa në fund tre prej tyre nuk kaluan për shkak se duheshin 31 vota.