Nga katedralja Shën Shtjefni famullitari i kishës katolike në Shkodër Dom Vlash Palaj ka dhënë një mesazh kundër vrasjeve të bujshme të ndodhura brenda 3 muajsh në Shkodër.

Mesazhin e tij Dom Vlash Palaj e dha gjatë meshës së shenjtë për 2 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Ka shumë njerëz thotë Dom Vlash Palaj të cilët kërkojnë të zgjohen të pasur përmes veprimeve as njerëzore dhe as humane. Këtë pasurim të shpejtë shpreht famullitari i kishës katolike një ditë e vret pushka.

Duhet të kemi më shumë shpresë, vijoi predikimin Dom Vlash Palaj sepse të lumtur të bën vetëm nëse je i lumtur me Zotin dhe të tjerët dhe jo nëse thjeshtë ke pasuri.

Gjatë meshës së shenjtë për 2-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Dom Vlash Palaj foli edhe për kujdesin dhe mbrojtjen që duhet të kemi ndaj të varfërve ashtu siç bëri Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së saj.

 

Artikulli paraprakÇOBAJ: POLITIKA TË SHKËPUTET NGA KRIMI, AKSION I VONUAR
Artikulli tjetërSHKODËR 4 TË ARRESTUAR, SEKUESTROHEN ARMË DHE MJETE