Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. Një 26 vjeçar që po udhëtonte me makinën e tij ka ndërruar jetë. Sipas burimeve shtetasi Nikola Sokoli 26 vjeç nuk arriti që t’i shpëtojë plagëve të rënda si shkak i këtij aksidenti të ndodhur.

Dy shtetas të tjerë Eduart Haxhaj 42 vjeç dhe Lekë Malota 60 vjeç kanë mbetur të plagosur. Menjëherë në vendngjarje pas njoftimit për aksidentin e ndodhur kanë mbërritur ambulancat e spitalit rajonal të Shkodrës por ka qenë e pamundur për të shpëtuar jetën e 26 vjeçarit Nikola Sokoli.

Dy të plagosurit e tjerë kanë marrë dëmtime të rënda dhe ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve nga vendngjarje 26 vjeçari Nikola Sokoli i cili ndërroi jetë ndodhej në mjetin tip Benz duke udhëtuar në aksin Shkodër-Koplik kur papritur mjeti tjetër tip Volsvagen

duke dalë nga një rrugë dytësore janë përplasur me njëra tjetrën. Mjeti tip benz si shkak i përplasjes së fortë ka përfunduar disa metra poshtë rrugës në një fushë aty ndër mjeti tjetër është spostuar në anë të rrugës.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe po bëjnë veprimet për nxjerrjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti. Kujtojmë se dy ditë më parë po në aksin Shkodër-Koplik ndodhi një tjetër aksident i rëndë ku humbën

jetën dy shtetaset Hasije Bajrakutaj dhe nusja e djalit të saj Esmirila Bajrakurtaj. Aksidentet në Shkodër vijojnë të jenë një shqetësim teksa vetëm ditët e fundit ka 3 viktima dhe 7 të plagosur.