Shkodra ka mirepritur edicionin e pare te takimit nderkombetar te orkestrave frymore nga Shqipëria, Mali I zi dhe Kosova .

Në një koncert unik 7 bandat frymore ajo Shkodrës , e Tivatit ne Mal te Zi , Aferdita e Elbasanit, Prend Jakova në Shkoder, orchestra e qytetit te Durresit ,si dhe e Beratit dhuruan për puklikun tinguj mallëngjyes.

Instrumentiste nga kater anet e botes u mblodhën në teatrin “Migjeni” të qytetin të Shkodrës, duke krijuar një atmosfere festive si asnjëherë më parë.

Risia e ketij eventi ishte vlerësimi i të gjittha bandave me nga një diplomë të emrave më të mëdhenj që kontribuan, organizuan, dhe improvizuan këto banda.

Bandat frymore intrerpretuan me mjaft mjeshteri notat muzikore te kolosve te emrave te njohur të muzikës klasike botërore. Gjithashtu u intertpretuan disa kënge të vjetra Shkodrane , të përshtatura për formacione bandash muzikore.

Çdo performance u prit ngrohtë nga spektatorët, ku nuk munguan duartrokitjet e tyre në shenjë vlersimi.

Ky koncert u përshendet nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Ndërkohë pas performancës së trupës së tij dirigjenti i mirënjohur i bandës së qytetit të shkodrës Kujtim Alija shprehi emocionet e kësaj nate.

Në këtë event nuk munguan dhenia e disa certifikatave mirenjohjeje për disa nga dirigjentët dhe instrumentistët më të mirë.

Parada artistike e orkestrave frymore vijoi gjate gjithe pasdites ne rruget e qytetit duke krijuar një atmosfere te veqante per te gjithe qyetarët e Shkodrës.