Disa prej pjesëve më të njohura muzikore erdhën në koncertin gala “Ndërmendje 2018” i organizuar nga Bashkia Shkodër për festat e fundvitit.

Tashmë kjo mbrëmje muzikore e kthyer në një traditë erdhi sërish në teatrin “Migjeni” nën performancën e orkestrës simfonike të RTSH me dirigjent të mirënjohurin Norman Ëidjaja.

Në koncertin- gala interpretuan edhe Cecilia Laca, Armando Likaj, Klodiana Brahimi, Niki Mjeda dhe Granit Musliu duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.

Gjatë koncertit “Ndërmendje 2018” u luajtën pjesë nga kompozitorë e njohur Dvorak, Saint Saëns, Bizet, Ravel, Strauss, Verdi, Rossini, Glinka, Jakova dhe Leoncavallo. Drejtor artistik i “Ndërmendje 2018” ishte Klevis Gjergji dhe i ndihmuar nga Dorian Çene.