Famullia e Shkodrës e kishës katolike ka organizuar koncertin tradicional të Krishtlindjes.

Ky koncert u mbajt në katedralen “Shën Shtjefni” me pjesë muzikore nga kori dhe solistë

Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj tha se jemi në prag të një vepre të madhe të Zoti siç është lindja e Krishtit..

Ky koncert i organizuar nga famullia e Shkodrës është kthyer tashmë në një traditë të bukur duke ardhur për çdo vit dhe duke dhuruar një emocion të fortë tek të gjithë të pranishmit.