Në qytetin e Shkodrës kanë qënë jo të pakta rastet kur kanë ndodhur aksidente me bicikletë. Për shkak të mungesës së korsive dhe ndërgjegjësimit të pakët qytetarët e sidomos shofërëve , shpesh përdoruesit e dyrrotakëve e gjejnë veten në rrezik.

Shkodra si në shumë problematika diferencohet nga qytetet e tjera. Nga një vëzhgim i bërë vërehet autokolonë automjetesh që parkohen në korsitë e dedikuara për bicikletat.

Për drejtuesin e “Eko Mendje”Mirsad Basha i cili përfaqëson shoqërinë civile në qytetin e Shkodrës nevojitet një plan i ri për lëvizshmërinë me bicikleta.

Një ditë më parë ambasadorja e Hollandës në Shqipëri gjatë vizitës në Shkodër nuk ngurroi të thumbojë pushtetin vendor për infrastrukturën aspak të përshtatshme që kanë rrugët në këtë qytet.

Një situatë e tillë vijon prej vitesh, ndërsa rreziku është i vazhdueshëm, kryesisht për fëmijët dhe moshën e tretë.

Aksionet e policisë rrugore mesa duket nuk kanë dhënë rezultatin e duhur që këto hapësira të përdoren nga ata që lëvizin me biçikleta.