Qyteti i Shkodrës është ndër qytetet e para që ka përkrahur Partinë Shpresë për Shqipërinë. 15 të rinj janë anëtarësuar në këtë parti, vetëm në 20 ditët e para të veprimtarisë së kësaj partie.

Rrok Vulaj, student në fakultetin Ekonomik të universitetit “Luigj Gurakuqi” është përfaqësuesi i kësaj partie për qytetin e Shkodrës. Ai thotë se partia Shpresë për Shqipërinë, nuk do të ketë kryetar, por koordinator nga të gjitha qytetet e vendit.

Rrok Vulaj deklaron se kjo partia, do të jetë në mbrojtje të kërkesave të studentëve protestues.

Kjo parti është frymëzuar nga protesta e studentëve në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, e cila ka gjetur mbështetjen edhe të rinjve në qytetin e Shkodrës. Gjatë ditëve në vazhdim pritet edhe shtrirja e kësaj partie në të gjithë vendin, për t’i dhënë më shumë mbështetje të rinjve shqiptar, por jo vetëm.

Artikulli paraprakFIFA, SHQIPËRIA HUMBET POZICIONIN NË RENDITJE
Artikulli tjetërKORRUPSIONI, 170 ZYRTARËVE DHE ISH-ZYRTARËVE SHQIPTARË IU MOHUA VIZA AMERIKANE