Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi, në Shqipëri nuk duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore për aq kohë sa vendi drejtohet nga qeveria e krimit dhe e drogës. Këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi në Shkodër.

Kryemadhi akuzon kryeministrin Edi Ramën për situatën në të cilët ndodhet Shqipëria në 3 vitet e fundit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte sot në Shkodër ku u takua me qytetarë dhe foli mbi vendimin për djegien e mandateve gjë për të cilën u shpreh se ka marrë mbështetjen e qytetarëve që takon çdo ditë. Kryemadhi akuzoi qeverinë se ka krijuar destabilitet në vend duke u përpjekur të ruajë stabilitetin e krimit të organizuar.

Artikulli paraprakARRESTOHET 31-VJEÇARI, FSHEHU DROGËN BRENDA TELEVIZORIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ADEMI: STADIUMIN DO E MENAXHOJË BASHKIA