Një vizitë në tarikatin Alije-Refai në Shkodër në ditën e Ashures ka zhvilluar edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Pas vizitës së rastit dhe një bisede në teqen “Haxhi Shejh Ali Kruja” kryebashkiakja Ademi dha mesazhin e saj duke uruar të gjithë besimtarët për këtë festë të shenjtë dhe duke shpresuar për ditë më të mirë për Shkodrën dhe më gjërë

Vizita në teqen “Haxhi Shejh Ali Kruja” janë zhvilluar gjatë gjithë ditës për festën e Ashures nga personalitete dhe qytetarë të thjeshtë që përcjellin urimet ndaj njëri-tjetrit.