Në mbledhjen e radhës të komisionit të ekonomisë, kryetari Erion Braçe kërkoi me rigorozitet zbatimin e ligjit kundër lojërave të fatit. Braçe kërkoi respektimin e afatit përfundimtar për largimin e tyre nga zonat e banuara, i cili është 31 dhjetori i vitit 2018.
Lojërat e fatit në Shqipëri po kthehen në një shqetësim për shumë familje shqiptare.

 

Si rezultat i tyre, një numër i madh problematikash kanë lindur, ndërsa është rrezikuar vetë institucioni i familjes. Shifrat flasin për një numër të madh divorcesh në Shkodër pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Shkak kryesor mbeten lojërat e fatit, alkooli dhe fenomene negative të këtij lloji.

 

Sipas klinikës së ligjit në Shkodër, pjesa më e madhe e divorceve kanë arsye kryesore kumarin. Mesatarja 1 ndarje në ditë është një këmbanë alarmi për Shkodrën. Në këtë mënyrë mbyllet një gjashtë mujor negativ për familjen dhe të ardhmen e saj.

 

Mesazhe të forta kundër këtyre fenomeneve kanë dhënë edhe komunitetet fetare në Shkodër ndërsa pak kohë më parë zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për shkak se familja shqiptare ndodhet në momente të vështira.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET I KËRKUARI PËR PLAGOSJE
Artikulli tjetërMATURA E 1988, RITAKOHEN PAS 30 VITESH