Këto janë pamjet të cilat na tregojnë se në cfarë gjendje janë katandisur monumentet e Shkodrës që u përkasin heronjve dhe figurave të shquara të kombit tonë.

Mund të përmendim këtu Bustin e 5 “Heronjve” , të “Esat Gjylit” në Xhabiej, “Manush Alimanit” dhe “Vojo Kushit në oborrin e muzeut “Oso Kuka” në Zdrale e shumë të tjerë.

Madje shumë prej monumenteve për shkak të mos ndërhyrjes nuk dihet se kujt personaliteti i përkasin.

Me shumë emocion teksa flet, Kreu i Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare Zamir Llazani shpreh zhgenjimin e tij përballë indeiferentizmit të institucioneve përgjegjëse. Llazani i quan këto heronj ADN-ja e kombit shqiptar.

Këto figura kanë kaluar nga mitizimi deri tek zhvleresimi, perbaltja e deri tek rikthimi modest i dinjitetit.

Zhvillimet e demokracisë e shoqëruar me probleme të mprehta social-ekonomike kanë pasuar me lënien të plotë pas dore të busteve që simbolizojnë jo vetëm krenarinë e Shkodrës por të kombit tonë.

Është e turpshme se si persona të papërgjegjshëm mundohen të përbaltin historinë e një vendi në një kohë kur bota është fanatike duke i vlerësuar heronjtë e vet.