Investimi I papërfunduar I rikonstruksionit të disa rrugëve në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës ka detyruar qindra banorë të kësaj zone të përballen me problemet që krijohen nga amortizimi I rrugës. Gjatë dimrit, si shkak I rrugës pa nivel, kalimi në këmbë është pothuajse I pamundur pasi e gjithë sipaërfaqja mbulohet nga uji, ndërkohë gjatë stinës së thatë, gropat dalin në pah dhe pluhuri I rrugës bëhet I bezdisshëm për kalimtarët.

Një problem tjetër në këtë zonë është edhe mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm. Ky është një problem I cili nuk ka gjetur zgjidhje pavarësisht ndërhyrjeve të banorëve dhe apelit të bërë ndaj institucioneve përgjegjëse.

Kjo zonë në lagjen “Partizani” është populluar ndjeshëm në dhjetë vitet e fundit, ndaj edhe investimet nga ana e institucioneve përgjegjëse nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rritur standartet e jetesës së banorëve të zonës.