Prezenca e stinës së nxehtë të verës shton rrezikshmërinë e lindjes dhe përhapjes së shumë epidemive ku ruajtja e higjienës në komunitet është mjaft e rëndësishme. Një gjë e tillë nuk ndodh në lagjen Kiras, konkretisht në rrugën Karvanej ku depozitimi i mbeturianve jashtë kontenierëve përkatës është problemi më I madh gjatë 20 viteve të fundit.

Paradoksi I cili paarqitet në këtë lagje të lë të kuptosh se akoma ka banorë të papërgjegjshëm të cilët shkaktojnë përvec të tjerash edhe dëme ekologjike. Kjo situatë shoqëron përditshmërinë e banorëve pothuajse gjatë gjithë vitit, megjithatë gjendja bëhet më alarmante gjatë periudhës së verës ku rritja e temperaturave bëhet burim potencial I epidemive nga më të ndryshmet.

Lagjja Kiras është ndër mëtë populluarat në Shkodër dhe pastrimi I kontenierëve të mbeturianve është një problem që duhet marrë seriozisht nga institucinet përgjegjëse.

Pavaësisht faktit që ky fenomen disa hërë është bërë public në media sërish nuk ka ndikuar në ndërgjegjësimin e banorëve që jëtojnë në këtë zonë apo institucioneve përgjegjëse për ndëshkimin ligjor e personave të papërgjegjshëm të cilët depozitojnë mbeturinat në këtë zonë.

Zgjidhja e vetme në lidhje me këtë çështje dotë ishte pastrimi I mbeturinave disa herë në ditë, jo vetëm një herë në 24 orë siç zakonisht ndodh. Në këtë mënyrë, serioziteti ii institucioneve përgegjëse do të ndikonte pozitivisht në mentalitetin e banorëve.

Artikulli paraprakAZILKËRKUESIT, SHQIPTARËT KËRKESA SI VENDET NË LUFTË
Artikulli tjetër‘ETHET E MINJVE’ SHËNON VIKTIMËN E PARË NË SHQIPËRI/ MJEKJA BËN APELIN