Është lancuar në ambientet e Bashkisë Shkodër Fushata 16 ditë Kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Fushata është një nismë e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashki në bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore në qytetin e Shkodrës.

Ato kanë hartuar një program 16 ditorë me aktivitete, marshime ku përcillen mesazhe sensibilizuese për dhunën me bazë gjinore. Jeta Xhabija, përgjegjëse e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale shprehetse Fushata “16

ditë portokalli” synon përfshirjen dhe angazhimin shoqërisë civile në mbështetje të grave të dhunuara.

Shoqata “Gruaja tek Gruaja”, bashkëpunëtore e këtij projekti ka hartuar 25 aktivitete të cilat do shtrihen përgjatë 16 ditëve të aktivizmit. Besara Podogorica, përfaqësuese e kësaj shoqate shprehet se përmes këtij aktiviteti do të marrin mbështetje te gjitha gratë të cilat janë viktima të dhunës.

Organizatat private dhe shtetërore në bashkëpunim me shoqatat në mbrojtje të femrave janë angazhuar për të mbështetur të gjitha viktimat e dhunës. Një projekt i tillë synon parandalimin e dhunës përmes informimit dhe sensibilizimit të shoqërisë.