Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ku sqaroi nismën për të tërhequr në radhët e Policisë së Shtetit, kapacitete njerëzore të pajisura me dije e të specializuara në disa fusha.

Lleshaj shpjegoi shkurtimisht kriteret e pranimit në kurset e Akademisë për studentët që janë të interesuar.

589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri në 15 shkurt 2019.

Hapi i radhës është përzgjedhja e 150 kandidatëve fitues, që në fund të një programi intensiv do të gradohen “nënkomisar” dhe do të shërbejnë në detyra specifike për hetimin e krimeve.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGA NË “AJASËM” PA INVESTIME
Artikulli tjetërKLOSI: GJOBË KRYEBASHKIAKËVE QË LEJOJNË NDOTJE