Nga Shkodra ministri i brendshëm Sandër Lleshaj i ka kthyer përgjigje akuzave të Partisë Demokratike lidhur me ardhjen e EUROPOL në Shqipëri. Ministri Lleshaj tha se ardhja e Europol nuk është një dëshmi që në Shqipëri vlon krimi por një dëshmi e besimit të tyre ndaj Shqipërisë

Ministri Lleshaj ishte në Shkodër për të inaguruar godinën e re në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit një investim prej 45 milion lekësh

Duke folur më pas për mediat ministri Lleshaj u shpreh se ajo që synohet është edhe krijimi i pikave të përbashkëta të kalimit kufitar të Shqipërisë me Malin e Zi për të shkurtuar kohën e pritjes

Ministri Lleshaj i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu panë nga afër mjediset e godinës së re në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Artikulli paraprakLLESHAJ NGA SHKODRA: POLICIA NUK ARRESTON SIMPATIZANTE TE PD, POR ATA QE SHKELIN LIGJIN
Artikulli tjetërARRESTOHET NË SHQIPËRI TERRORISTI RUS