Një aksident është rregjistruar mengjesin e ditës e mërkurë në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 6 :45 në vendin e quajtur Parrucë në lagjen Qemal Stafa në Shkodër, një makinë ka aksidentuar një motoçikletë. Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me targe DH 396 PB me drejtues shtetasin Valerjan Gjergji, 23 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me një motor tip « Jamaha » me targe SH784C me drejtues shtetasinH.O., 56 vjeç, banues në Shkodër.

DREJTUESI I MOTORIT NË GJENDJE TË RËNDË PËR JETEN .Sipas policisë së Qarkut të Shkodrës, nga përpljasja e mjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës. Ai është transportuar dhe po trajtohet në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Nga ana e tjetër, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të makinës ku dhe materialet për këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për vepren penale, “Shkelje të rregullave të Qarkullimit” parashikuyar në nenin 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSUPERKUPA E EUROPËS, BARCELONA FITON FINALEN NDAJ SEVILIAS
Artikulli tjetërKOSOVA NË GADISHMËRI PËR SULME TERRORISTE