Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ka qënë ora rreth 1. 30 kur aksidenti u regjistrua në lagjen “Bahcallek” Sipas policisë viktima është Petrit Barbullushi 60 vjeç.

Sipas dëshmitarëve ocular në vendin e ngjarjes ai kishte qënë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur nga makina e cila mësohet se ishte në shpejtësi të lartë drejtuesit nuk i ka premtuar koha që të evitojë ngjarjen.

Përplasja ka qenë fatale për Barbullushin që ka humbur jetën në vend, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Golf, me targa AA161VC me inicialet Ç. H.

Ne vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë së qarkullimit rrugor të cilët menjëherë rrethuan vendin e ngjarjes teksa bënë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit i cili po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij