Këto pamje janë të para 106 viteve kur serbo malazezët pushtuan Shkodrën në tetorin e 1912-ës. Që pushtuesi të sillet si çlirimtar, kjo mund të ndodh vetëm në Shkodër. Kryetari i shoqatës Moraça-Rozafa Pavlo Janko thotë se është e pavërtetë që serbo malazezët erdhën si pushtues në Shkodër.

Në tetorin e vitit të kaluar në fshatin Gajtan të njësisë Guri i Zi përfaqësues të shoqatës Moraça-Rozafa, shoqatës fetare Shën Jovan Vladimiri dhe Këshilli Kombëtar serb në Malin e Zi vendosën këtë kryq serbo malazez si një memorial në nderim të ushtarëve malazez të vrarë në Shkodër gjatë luftës.

Në fakt nuk ishin çlirimtar por pushtues të cilët gjatë rrethimit të qytetit në shumë fshatra kryen vrasje makabre, kryesisht në zonat e Malësisë së Madhe.

Sot pas 106 vitesh ajo luftë ballkanike e serbo malazezëve për marrjen e një qyteti si Shkodra si një territor i tyri cilësohet nga ata si një çlirim i Shkodrës kur në fakt është e kundërta.

Duka folur për ceremoninë e vendosjes së kryqit serbo malazez në fshatin Gajtan, kreu i shoqatës Moraça-Rozafa Pavlo Janko pohon se ajo ceremoni u organizua nga një familje e thjeshtë atje por kjo është e pavërtetë.

Vetë faqja e shoqatës në postimin e saj në 11 tetor thotë se ceremonia është një organizim shoqatas dhe këshillit kombëtar serb në Malin e Zi.

Ky kryq serbo malazez nuk ka ekzistuar asnjëherë në Gajtan dhe vendoset për herë të parë por Pavlo Janko ka një mendim tjetër. Për këtë kryq nuk është marrë asnjë leje në institucionet përkatëse në Shkodër duke qenë se është një ndërtim i ri.

Përveç librave historik, fakteve dhe dëshmive të shumta që vërtetojnë se serbo malazezët erdhën për ta pushtuar Shkodrën dhe për ta bërë pjesë të tyren, këtë e faktojnë edhe këto pamje filmike të regjistruara pikërisht gjatë atyre ditëve

kur Shkodra u pushtua në luftën Ballkanike me qëllim marrjen e saj ashtu siç ndodhi me qytetet shqiptare të Ulqinit, Tuzit apo Plavës e Gucisë. Deklarata e Pavlo Jankos u bë pas meshës së shenjtë në Kishën e Shën

Trinisë në Vrakë të Malësisë së Madhe për festën e Krishtlindjes ortodokse sipas kalenderit Juljan e cila u kremtua nga prifti i Cetinjës Predrag Sçepanoviç,

ky i fundit një prej pjesëtarëve në ceremoninë e vendosjes së kryqit serbo malazez në fshatin Gajtan. Kjo nuk është hera e parë që historia tentohet të shtrembërohet duke u përdorur një qytet si Shkodra.

PUBLICITET