Informacion i orës 18.00 mbi masat e marra në territorin e Qarkut Shkodër.

Gjatë ditës së sotme nga të gjitha bashkitë e Qarkut kanë vazhduar dezinfektimet e rrugëve, trotuareve dhe institucioneve shtetërore. Bashkia Shkodër ka vijuar me hartimin e borderove dhe urdhër pagesat për familjet në nevojë. Ka mbështetur me pako ushqimore dhe higjenike rreth 135 familje të qytetit dhe 89 familje të komunitetit Egjyptian, 22 familje me vështiresi ekonomike në NJA Velipojë dhe 20 familje në NjA Ana Mali.

Nëpërmjet KUZ, ka kryer punime për zhbllokime të kolektorëve, pastrimin e KUZ, mirëmbajtjen e KUB dhe të rrjetit ujësjellës në NJA Dajç. Bashkia në fondin e parashikuar për EC, prej 1,7%, të fondeve të veta ka vlerën 24, 915 mije leke për MC.  Bashkia M.Madhe, nëpërmjet KMC të bashkisë raporton se nuk ka asnjë rast me COVID-19, dhe të gjithë personat e ardhur nga shtetet me origjinë infektimi janë nën kontroll intensiv dhe nuk paraqesin probleme. Grupet e punës të përbëra nga komisariati i policisë së shtetit dhe ato bashkiake po mbajnë nën kontroll të gjithë territorin e bashkisë. Nëpërmjet Kompanisë BAVARIA, janë  shpërndarë gjatë ditës sotme në këtë bashki rreth 32 pako ushqimore për pensionistët dhe personat në nevojë. Situata është nën kontrollin e strukturave të Bashkisë.

Fondi i emergjencave i parashikuar nga bashkitë e tjera është  bashkia Fushë Arrëz prej 1,7 %, në vlerën 31 000 000 lekë . Bashkia Vau Dejës, 1,7 %, në vlerën prej 2, 925, 190 lekë.    Nga Filiali i Postës Shqiptare janë shpërndarë sot rreth 912 pensione, prej të cilave 366 në qytet dhe 546 në fshat, në total rreth 91% e numrit të përgjithshëm, proces i cili  po vazhdon duke i dërguar pensionet në çdo shtëpi.

Nga NJVKSH është kryer karantinimi i gjithë personave që kishin lidhje me personin e infektuar nga COVID-19 dhe u morën 3 mostra nga familjarët në vatrën e dyshimit në Bashkinë Pukë, nderkohë është mbyllur nga strukturat e komisariatit të Policisë Pukë aktiviteti i një minimarketi të kësaj familje si dhe po ndiqet gjurmimi i të gjithë zinxhirit të kontakteve të pacientit pozitiv. NJVKSH, Shkodër është në pritje të përgjigjeve të 12 mostrave nga IShP. Nga strukturat e DVP me ato të ushtrisë, FNSh, policive Bashkiake dhe inspektoriatet po kontrollohet dhe monitorohet i gjithë territori i Qarkut duke zbatuar me korrektësi rregullat e vetkarantinimit.