40 të rinj nga qyteti i Shkodrës janë përzgjedhur nga Programi i Kombeve të Bashkuara UNDP me mbështetjen e ambasadës britanike për të zhvilluar idetë e tyre inovative.

Julia Goga drejtuese e këtij projekti u shpreh se ndonjëherë të rinjtë nuk kanë përse të presin nga institucionet apo politike por mund të aktivizohen vetë duke gjetur zgjidhje për idetë e tyre.

Një mënyrë është edhe mirëpërdorimi dhe jo keqpërdorimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale për t’i shfrytëzuar pozitivisht.

Ada Shimaj drejtuese e kësa nisme thotë se idea është për t’i dhënë një mundësi të rinjve në mënyrë që të mos emigrojnë jashtë Shqipërisë.

Kësaj nisme që po zbaton PNUD, ambasada britanike në Shqipëri e ka mbështetur me 5 mijë dollarë për idetë më të mira të menduara nga të rinjtë e përzgjedhur që të jenë pjesë e këtij projekti.