Vetëm 500 metër nga qyteti i Shkodrës ndodhet lagjja e njohur si “Qafë Hardhia” e cila prej vitesh vazhdon të ndotet nga sasia e madhe e mbeturinave të hedhura jashtë kontenierëve.

Disa banorë të kësaj lagje thonë se problemi më i madh qëndron tek kultura e qytetarëve të cilët nuk i përmbahen rregullave dhe ligjeve të komunitetit.

Edhe pse prej vitesh, fenomeni i hedhjes së mbeturinave vend e pa vend është prezent në lagjen “Qafë Hardhi”,

sërish institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masat e duhura për zgjidhjen e këtij problemi, duke dhënë urdhër që të pastrohen vetëm kontenierët e mbeturinave dhe jo zonat përreth.