Në lagjen “Kiras”, në qytetin e Shkodrës situata e mbeturinave vijon të mbetet një problem i pa zgjidhur prej kohësh. Grumbuj me mbeturina , kazanë të papastruar prej ditësh është pamja që të ofrohet ndërsa kalon në këtë rrugë. Prania e këtyre mbetjeve në lagjen “Kiras” krijon një shqetësim për banorët. Rreziku për përhapje të sëmundjeve sidomos në një kohë kur koronavirusi po prek shumë qytetarë të vendit është prezent. Mbetjet kërkohet nga banorët që të jenë në fokusin e institucioneve në Shkodër.

Banorët thonë se institucionet përgjegjëse nuk i kushtojnë rëndësi pastrimit të këtij mjedisi, edhe pse rreziku i shfaqjes së sëmundjeve infektive është prezent.

Prezenca e mbetjeve urbane në periferi të qytetit të Shkodrës tregon mos menaxhimin siç duhet të pastrimit të mbeturinave nga insitucionet përgjegjëse. Ndërkohë vihet re edhe mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve të cilët vazhdojnë të hedhin mbeturinat jashtë kontenierëve.