Pasditen e kësaj të enjte në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak në Bashkinë e Shkodrës është mbajtur mbledhja e parë e këshilltarëve të rinj të zgjedhur nga votimet e 30 Qershorit.

Këtë mbledhje e ka bojkotuar kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Ajo po qëndron në detyrë për shkak se i zgjedhuri Valdrin Pjetri dha dorëheqjen.

Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak morën pjesë 51 këshilltarët dhe u morën pesë vendime. I pari ishte dhënia e mandatit të këshilltarit, Oltion Luli, lirimi i sekretarit te këshillit bashkiak Suel Hadri.

Denis Lezha miratohet sekretar i këshillit të ri bashkiak me 45 vota pro dhe 3 kundër. Këshilli zgjodhi komisionet si dhe miratoi dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Korrik.
Në këtë qytet ndihma ekonomike u bllokua për shkak të ngërçit që krijoi largimi i fituesit të zgjedhjeve.

Valdrin Pjetri pak para se të merrte mandatin dha dorëheqjen pasi u akuzua dhe ju provua nga PD se ishte arrestuar dhe dëbuar në Itali, këtë ai e kishte fshehur.