Në qytetin e Shkodrës u organizua këtë të diel takimi koordinues i rrjetit mbarëkombetar vullnetar “Platforma kombëtare për gratë” me mbështetjen e OSBE .

Kjo platformë e cila po prezantohet në të gjitha qytetet e shqipërisë ka për synim permiresimin e nivelit te barazise gjinore dhe te forcoje zerin kerkues ne permiresimin e Reformes Zgjedhore.

Koordinatorja kombetare e kësaj platforme Laureta Roshi vuri theksin tek zgjedhjet e ardhshme vendore ku gratë duhet të kenë një perfaqesim gjinor te barabarte në nivel keshilli, ne organet e administrimit zgjedhor dhe mbi te gjitha ne nivel kryetar bashkie duke marrë shembull kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi

Anëtarja e këshillit bashkiak në qytetin e Pukës Nazmije Tafilaku tha se në këshillin bashkiak dhe në listat zgjedhore të partive politike gratë nuk e plotësojnë kuotën e 50 % të përfaqësimit të tyre në politikbërje .Forma e përfaqësimit në politikë në bazë të fiseve duhet të marrë fund tha Tafilaku

Në raportin e vitit të kaluar OSBE doli në përfundimin se gratë shkodrane janë mjaft aktive në politikbërjen e qytetit .. Në zgjedhjet e vitit 2013, partitë politike shmangën hapur kuotat gjinore të imponuara nga ligji dhe për këto u dënuan së bashku me një vlerë totale prej 22 milionë lekë”

 

 

Artikulli paraprakFERMERËT, KRAJA: 94 MLN EURO FONDI I PROGRAMIT IPARD II
Artikulli tjetërBAHÇALLEK, MBIKALIMI QË NUK PËRDORET