Memoriali i shumëkërkuar nga të persekutuarit politik për 30 vite me radhë më në fund është bërë realitet në qytetin e Shkodrës. Dhjetra e dhjetra breza që vuajtën dhe vijojnë ende sot të vuajnë qoftë me trupa ende të pagjetur të pushkatuar nga regjimi monist por edhe në anën social-ekonomike të paktën do të kenë një memorial nderi për sakrificën dhe qëndresën e tyre ndaj regjimit totalitar monist.

I pranishëm në inagurimin e këtij memoriali pranishëm ishte edhe kreu i PD Lulzim Basha. Gjatë inagurimit kryeopozitari u përball me një vajzë të re shkodrane Stela Karafili me gjyshin e pushkatuar, i kërkoi një projektligj të ri për të persekutuarit ndërsa Basha aty preferoi heshtjen duke i kthyer përgjigje gjatë fjalës së tij në hollin e bashkisë.

Pas një dokumentari të shfaqur dhe fjalës së të persekutuarve kreu i PD Basha në fjalën e tij quajti fajtore Partinë Demokratike për gjithçka që nuk është arritur për të persekutuarit politik.

Basha tha se ajo që na pengon të bëhemi bashkë me partitë e tjera të mëdha, kryesisht PS lidhur me të persekutuarit është se vesi dhe krimi komunist nuk u ndëshkua.

I njëjti model vijon ende edhe sot u shpreh kryedemokrati duke ia drejtuar mesazhin e tij në adresë të kryeministrit Rama.

Memoriali për viktimat e komunizmit u mundësua nga bashkia Shkodër në bashkëpunim me të persekutuarit politik, bashkëfinancimin e RENOVABIS si dhe donator vendas e të huaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLI NUK KALON PLANIN E MOBILITETIT
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I FËMIJËVE NË SHTËPINË E FËMIJËS 0-6 VJEÇ