Prefektura e qarkut Shkodër në bashkëpunim me emergjencat civile ka bërë të gjitha kontrollet dhe janë marrë masat e duhura për të përballuar situatën në rast të përkeqësimit të motit, kryesisht në zonat problematike malore.

Masat i bëri të ditur shefi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut Shkodër Pëllumb Dani.

Shefi i emergjencave në prefekturë shprehet se në rast të çdo situatë institucionet do të jenë në gatishmëri për shpërndarjen e ilaçeve apo çdo nevojë tjetër për banorët që mund të izolohen nga bora.

Në fund në emër të prefekturës shefi i emergjencave civile uroi për festat e fundvitit të gjithë qytetarët dhe mediat për një vit sa më të mbarë dhe pa probleme për emergjencat civile.

PUBLICITET