Deputetja Senida Mesi i ka lënë rrugën hapur socialistëve shkodran që ta propozojnë për të qenë kandidate për kryetare bashkie. Nga qyteti i saj Shkodra Mesi u shpreh se do të ishte e lumtur në rast se do të kandidonte ndërsa deklaroi se potencialet në radhët e PS janë të shumta

Deputetja Mesi ishte e pranishme në një inspektim për projektin ADISA i cili parashikon rikonstruksionin e godinës tek konvikti “Safet Spahia” që tashmë do shërbejë për të vendosur aty disa zyra që do ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët

Deputetja Mesi kërkoi që punimet të përfundonin përpara muajit mars por për shkak motit jo të favorshëm në janar pritet që të kryhen në fund të marsit.