Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” është ndër më të mëdha në qytetin e Shkodrës. Hyrja e nxënësve pavarësisht numrit të lartë është kryer duke zbatuar në mënyrë strikte protokollin e sigurisë anti covid. Drejtorja e shkollës, Erjeta Laçej ka treguar mbi masat e marra.

Për të siguruar distancën, numri i nxënësve nëpër klasa do të jetë më i ulët, ndaj dhe mësimi do të zhvillohet me turne në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali”

Pavarësisht vështirësive që prindërit hasin në ndryshimin e orarit, kjo është një sakrificë që duhet pranuar për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve shprehet drejtorja Laçej.

Në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” këtë vit do të jetë 1005 nxënës prej të cilëve 109 nisin klasën e parë.