Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mori pjesë në panairin e artizanatit që zhvillohet në Shkodër çdo vit. Kreu i shtetit u prit nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ndërsa vlerësoi këtë panair i cili zhvilloi në kushte të veçanta për shkak të COVID-19. Kreu i shtetit tha se është për të patur politika më proaktive në favor të artizanëve sepse nuk është e lehtë për të ruajtur traditat.

Kryetarja e e bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se do vijojë të mbështesë artizanët dhe artizanatit si pjesë e identitetit të Shkodrës

Ky është viti i 8-të i panairit të artizanatit që organizohet në Shkodër nga shoqata kombëtare e artizanëve me qendër pikërisht në qytetin e Shkodrës për të mbajtur gjallë traditat e hershme që janë pjesë thelbësore e kulturës dhe historisë.