Ky interpretim na kthen 30 vite mbrapa. Është aktorja Mirjam Bruçeti, me të njëjtat emocione dhe të njëjtën freski. Ka mbushur 70 vjeçe por një emër i artit dhe kulturës shkodrane dhe shqiptare si Mirjam Bruçeti është vështirë që të harrohet. Këshilli i bashkisë Shkodër i akordoi titullin “Mirënjohja e Qytetit” për kontributin e saj dhe rolet e pafundme në skenë

Që në fillim të aktivitetit aktorja Mirjam Bruçeti u emocionua nga mësuesja e saj Drita Garuci e cila që në moshë të hershme evidentoi talentin e aktores shkodrane.
Koleget e Mirjam Bruçetit në skenë të cilat i ndihmoi kujtojnë momente të shumta që kanë mbetur në memorien e tyre.

Fëmijët e Mirjam Bruçetit të cilët jetojnë në Kanada në pamundësi për të qenë të pranishëm emocionuan nënën e tyre përmes një tufë me lule dhe një letre të dërguar.
Drejtorja e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka dhe shkrimtari Xhahid Bushati vlerësojnë figurën e Mirjam Bruçetit.

Vetë aktorja shkodrane e cila jeton prej disa vitesh në Francë përjetoi çaste që do mbesin gjatë në kujtesën e saj.

Mirjam Bruçeti numëron një numër të madh rolesh në ndryshme në skenën e teatrit duke spikatur që në moshë të re. Ajo është bashkëshortja e një tjetër emri të madh të artit shqiptar, aktorit shkodran, të ndjerit Viktor Bruçeti, një çift artistësh që kontribuan shumë për qytetin e tyre dhe jo vetëm. Mirjam Bruçeti e cila e ndan jetën e saj mes Francës dhe Shkodrës do të vijë për 70-vjetorin e teatrit “Migjeni” ku kaloi shumë vite bashkë me bashkëshortin e saj.